• понеделник, 20 април 2026

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u lënduan në sulmin me dron ukrainas në qytetin rus Taganrog, tre persona u lënduan në sulmin në Krasnodar

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u lënduan në sulmin me dron ukrainas në qytetin rus Taganrog, tre persona u lënduan në sulmin në Krasnodar

Moskë, 30 mars 2026 (MIA) - Në një sulm me dron ukrainas, një person humbi jetën dhe u shkaktua zjarr në qytetin jugor rus Taganrog, në rajonin e Rostovit. Rajoni i prekur nga rënia e mbetjeve u evakuua për shkak të sulmit, deklaroi guvernatori rajonal Jurij Slusar.

Pak më vonë, prefektja e qytetit, Svetlana Kambulova, deklaroi se tetë persona u lënduan në sulm.

"Tragjedia kryesore sonte është vdekja e një civili. Tetë banorë të tjerë të qytetit kanë kërkuar ndihmë mjekësore", shkroi Kambulova në Telegram.

Sipas saj, ndërtesa banimi, objekte sociale dhe ndërmarrje industriale u dëmtuan në sulmin në qytet. Shërbimet e emergjencës reaguan në 49 thirrje.

Taganrog është një qytet port në skajin veriperëndimor të Detit Azov.

Tre persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, u lënduan kur një dron u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin Krasnodar, njoftuan autoritetet. Disa banesa në ndërtesë u dëmtuan. qa

Foto: Arkivi

Остани поврзан