Një paqeruajtës i KB-së është vrarë, një tjetër është plagosur në një shpërthim në Libanin jugor
- Një paqeruajtës indonezian i Kombeve të Bashkuara është vra, ndërsa një tjetër u plagos rëndë kur një raketë shpërtheu në një pozicion të KB-së në Libanin jugor të dielën, kumtoi organizata.
Bejrut, 30 mars 2026 (MIA) - Një paqeruajtës indonezian i Kombeve të Bashkuara është vra, ndërsa një tjetër u plagos rëndë kur një raketë shpërtheu në një pozicion të KB-së në Libanin jugor të dielën, kumtoi organizata.
"Askush nuk duhet ta humbasë jetën duke i shërbyer kauzës së paqes", publikoi Forca e Përkohshme e KB-së në Liban (UNIFIL) në X herët këtë mëngjes.
"Nuk e dimë origjinën e raketës. Kemi nisur një hetim për të përcaktuar të gjitha rrethanat", shtuan ata.
"Sulmet e qëllimshme ndaj paqeruajtësve janë shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit dhe mund të përbëjnë krime lufte", kumtoi misioni.
Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres, e dënoi incidentin vdekjeprurës dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave", deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Duzharik.
"Ky është një nga një seri incidentesh të cilat kanë kërcënuar sigurinë e paqeruajtësve, përfshirë edhe gjatë 48 orëve të fundit", tha Duzharik.
"Edhe një herë, sekretari i përgjithshëm u bën thirrje të gjithë aktorëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të sigurojnë sigurinë e personelit dhe pronës së KB-së në çdo kohë", shtoi ai.
Luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani janë ndezur përsëri në Liban në kontekstin e luftës Iran-Irak, me paqeruajtësit e KB-së të zënë vazhdimisht në mes të zjarrit përgjatë kufirit.
Kombet e Bashkuara kanë vendosur paqeruajtës në rajonin kufitar që nga viti 1978. Misioni aktualisht përfshin rreth 7.500 trupa nga gjithsej 50 vende. rq/