Një gjeneral rus vritet në një sulm me automobil-bombë në Moskë
- Një gjeneral rus është vrarë në një sulm me bombë në Moskë, kumtuan sot hetuesit shtetërorë, transmetoi DPA.
Moskë, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Një gjeneral rus është vrarë në një sulm me bombë në Moskë, kumtuan sot hetuesit shtetërorë, transmetoi DPA.
Komiteti hetues kumtoi se gjeneral-nënkolonelo Fanil Sarvarov e humbi jetën nga një pajisje shpërthyese e vendosur në automobilin e tij në një zonë banimi në jug të kryeqytetit rus.
Hetuesit po shqyrtojnë disa motive të mundshme për vrasjen, përfshirë nëse shërbimet e inteligjencës ukrainase ishin të përfshira, deklaroi zëdhënësja e komitetit Svetlana Petrenko, në kumtesë.
Sarvarov, 56 vjeç, së fundmi shërbeu si udhëheqës i departamentit në Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë, sipas hetuesve.
Sulmi vjen pas një serie incidentesh të ngjashme që synojnë oficerë të lartë rusë dhe propagandistë.
Më 17 dhjetor 2024, gjenerali Ivan Kirillov, i cili komandonte me forcat ruse për mbrojtje bërthamore, biologjike dhe kimike, u vra në një sulm me bombë në Moskë. Inteligjenca ukrainase më vonë mori përgjegjësinë për sulmin.
Një tjetër gjeneral rus, Jaroslav Moskalik, u vra në Moskë në prill kur një pajisje shpërthyese shpërtheu pranë një automobili ndërsa ai kalonte aty pranë. Moskalik kishte qenë më parë i përfshirë në negociata për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. ls/
Foto: Skrinshot