Një fitues ka fituar xhekpot prej 112 milionë dollarë në lotarinë e SHBA-së
- Në lotarinë amerikane Mega Milions një fitues me fat nga verilindja e Ohajos ka fituar xhekpot prej 112 milionë dollarësh.

Uashington, 20 prill 2025 (MIA) - Në lotarinë amerikane Mega Milions një fitues me fat nga verilindja e Ohajos ka fituar xhekpot prej 112 milionë dollarësh.
Ai ishte i pari që fitoi xhekpotin të premten mbrëma pasi u prezantuan rregullat e reja të lojës, raportoi sot Njuzvik.
Shanset për të fituar xhekpotin e lotarisë janë jashtëzakonisht të vogla, ndërsa në Mega Milions probabiliteti është një në 209.47 milionë. mb/
Foto: Mega Milions