Një dëshmitar nga FSSH në "Onkologjia 2": Kërkoheshin më shumë para për furnizim të terapisë për shkak të rritjes së numrit të pacientëve
- – Me marrjen në pyetje të një dëshmitari të propozuar nga prokuroria, i cili ishte udhëheqës financiar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi në rastin “Onkologjia 2”, në të cilin ish drejtori mjekësor i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi, akuzohen për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehje përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësim të një pjese të terapisë.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Me marrjen në pyetje të një dëshmitari të propozuar nga prokuroria, i cili ishte udhëheqës financiar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi në rastin “Onkologjia 2”, në të cilin ish drejtori mjekësor i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi, akuzohen për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehje përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësim të një pjese të terapisë.
Gjatë marrjes në pyetje, avokati Velo Kadiev, parashtroi pyetje në lidhje me buxhetin për terapi, furnizimet publike dhe procedurat për ndarjen e lejeve nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë.
Në pyetjen parashtruar dëshmitarit, nëse në takimet nga ana e dy tani të akuzuarve drejtorë ishte thënë vazhdimisht se është e nevojshme rritje e buxhetit për terapi, për shkak të numrit të rritur të pacientëve, dëshmitari tha “në takime ishte treguar nevoja për më shumë para për rritje të numrit të pacientëve të cilët mund të pranonin terapi e cila nuk është në listë pozitive”.
Në lidhje me rritjen e borxheve të Klinikës, dëshmitari theksoi se “rritje të madhe të borxheve kishte në fund të vitit 2021”.
Në lidhje me atë kush vendos për ndarje të terapisë biologjike, ai konfirmoi se drejtorët tregonin se nuk mund të përcaktojnë se cilët pacientë do të marrin terapi, sepse ky përfaqëson diskriminim, duke theksuar se “nuk ka këshill profesionist i cili duhej të vendosë se cilët pacientë do ta marrin terapinë”.
Në pyetjen e avokatit nëse ndërprerja e terapisë mund të jetë e rrezikshme për jetën e pacientëve, dëshmitari u përgjigj “po”.
Në pjesën e pyetjeve në lidhje me furnizimet publike, dëshmitari konfirmoi se procedurat zbatohen sipas Ligjit për furnizime publike, dhe se “parimi i konkurrencës nuk mund të shkelet sepse nuk ekziston konkurrencë” kur bëhet fjalë për ilaçe nga prodhuesi i vetëm.
Në vazhdim avokati pyeti, nëse nga ana e Klinikës ishte treguar Fondit për nevojën e furnizimit urgjent të ilaçeve dhe rritje të buxhetit për këto terapi, për çka dëshmitari u përgjigje se “ndoshta po, por nuk është i sigurt”.
Dëshmitari sqaroi edhe se sipas nenit 9 paragrafi 2 i Ligjit për sigurim shëndetësor, pacientët të cilët janë në kurriz të sigurimit mund të marrin terapi me leje paraprake nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi, me çka çdo leje ka të bëjë me lloj konkret të ilaçit, dozim dhe numër të pacientëve.
Pas pyetjeve të mëtejshme, dëshmitari konfirmoi se disa nga ilaçet e blera nga Departamenti i Onkologjisë janë në dispozicion edhe në klinika të tjera, por ka edhe disa që përdoren ekskluzivisht në atë klinikë.
Lidhur me çështjen e faturimit për ilaçet që nuk janë në listën pozitive, dëshmitari tha se të gjitha institucionet shëndetësore janë njoftuar që të përdorin kodin e përkohshëm 999 999 kur faturojnë ilaçe të tilla.
Për shkak të detyrimeve private të një anëtari të Këshillit Gjyqësor, seanca u shty dhe Gjykata vendosi të vazhdojë marrjen në pyetje të dëshmitarit në seancën e ardhshme të caktuar për 23 janar 2026.
Sipas aktakuzës, midis viteve 2018 dhe 2022, Vasev dhe Nuhi kanë siguruar ilaçe në mënyrë të paligjshme, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit me gati 36 milionë euro. Të dy të akuzuarit mohojnë fajësinë dhe pretendojnë se procesi është i motivuar politikisht.
Përveç rastit "Onkologjia 2", është duke vazhduar edhe procedura "Onkologjia 1", në të cilën Vasev dhe dy mjekë të tjerë akuzohen për trajtim neglizhent të pacientëve. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s