• четврток, 25 декември 2025

Nikollovski: Shkëmbimi elektronik i të dhënave me Bullgarinë do të japë një impuls të ri për Linjat e Gjelbra - dëshmi për besimin e BE-së në sistemin që po e ndërtojmë

Nikollovski: Shkëmbimi elektronik i të dhënave me Bullgarinë do të japë një impuls të ri për Linjat e Gjelbra - dëshmi për besimin e BE-së në sistemin që po e ndërtojmë

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - "Linjat e Gjelbra" mundësojnë rrjedhën e qetë të mallrave dhe janë çelësi për forcimin e konkurrueshmërisë së kompanive dhe ndërtimin e besimit midis fqinjëve. Përgjegjësia jonë e përbashkët është që konceptet e mira t'i shndërrojmë në sisteme plotësisht funksionale në praktikë, theksoi drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski në fjalimin e tij zyrtarë në mbledhjen joformale të drejtorëve të drejtorive të doganave, e organizuar nga Sekretariati i CEFTA-s në Bruksel. 

"Memorandumi për shkëmbimin elektronik të të dhënave me Bullgarinë që nënshkruam sot në Bruksel është dëshmi e angazhimit tonë të fortë për të përmirësuar funksionimin e sistemit të linjave të gjelbra përmes shkëmbimit elektronik të të dhënave edhe para se mallrat të mbërrijnë në kufi, theksoi Nikollovski, thuhet në kumtesën e sotme të Drejtorisë së Doganave. 

Në takim drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e Sekretariatit të CEFTA-s dhe Komunitetit të transportit diskutuan hapat e mëtejshëm në zbatimin e Memorandumeve të mirëkuptimit të nënshkruar në Bruksel si pjesë e iniciativës "Linja të Gjelbra", si dhe zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të iniciativës mes CEFTA-s dhe Bashkimit Evropian në nivel strategjit. qa/

Foto: Drejtoria e Doganave

 

 

Остани поврзан