• понеделник, 29 декември 2025

Nikolloski - Ullusoj: Kemi potencial për rritje të bashkëpunimit ekonomik me Turqinë

Nikolloski - Ullusoj: Kemi potencial për rritje të bashkëpunimit ekonomik me Turqinë

Shkup, 27 dhjetor 2025 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Turqisë në vend, Fatih Ullusoj, në të cilin ishin konfirmuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat tradicionalisht janë miqësore dhe të rëndësishme për dy popujt, njoftoi Ministria e Transportit. 

Biseda, siç bëhet e ditur, ishte zhvilluar drejt politikës së investimeve të Qeverisë, me theks të veçantë në projektet e planifikuara infrastrukturore, si dhe në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në sektorin e transportit. 

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se Turqia është partnere e rëndësishme tregtare e Maqedonisë, me potencial për rritje të shkëmbimit të jashtëm tregtar dhe me numër të rëndësishëm të investimeve turke në vend. Në atë drejtim potencoi se Qeveria në vazhdimësi punon në avancimin e kushteve për investime në vend. 

Në takim është biseduar edhe për gjendjet aktuale në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, lidhjet e fuqishme ndërshtetërore dhe bashkëpunimit të mirë. 

Zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të cilën e mundëson Turqia dhe e theksoi nevojën nga intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në veprimtaritë me interes të përbashkët për të dyja vendet. fc/

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан