Nikolloski: Rritja e ndërtimit është siguri dhe nxitje për investime të ardhshme
- Të dhënat për rritje në ndërtimtari prej 14,6 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë shumë inkurajuese, japin një sinjal të fortë për ekonominë, sigurinë, por edhe një nxitje për investime të ardhshme, që do të kontribuojë për një rritje edhe më të madhe të PBB-së në periudhën e ardhshme, vlerësoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në panel diskutimin "Rritja e ekonomisë - siguria ekonomike e qytetarëve", që mbahet sot në Qeveri.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Të dhënat për rritje në ndërtimtari prej 14,6 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë shumë inkurajuese, japin një sinjal të fortë për ekonominë, sigurinë, por edhe një nxitje për investime të ardhshme, që do të kontribuojë për një rritje edhe më të madhe të PBB-së në periudhën e ardhshme, vlerësoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në panel diskutimin "Rritja e ekonomisë - siguria ekonomike e qytetarëve", që mbahet sot në Qeveri.
Sipas tij, të dhënat për rritjen në ndërtimtari prej 21 për qind në tremujorin e tretë dhe 14,6 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar janë numra fantastike si rezultat, siç tha, i faktit që sektori privat u inkurajua të investojë për shkak të normave të favorshme të interesit përmes linjave të kredisë nga Hungaria, investimeve në komunat të cilat kryesisht janë dotacione nga Qeveria filluan shumë projekte infrastrukturore, si dhe projekteve të mëdha infrastrukturore të shtetit.
Bëhet fjalë, theksoi zëvendëskryeministri në disa projekte infrastrukturore, siç është ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, një projekt që u harrua dhe nuk ekzistonte para zgjedhjes së kësaj qeverie, gjatë vitit 2024 janë bërë prgatitje dhe tani janë vënë në funksion 34 kilometra nga 37 të ndërtuara, ndërsa mbeten për t'u ndërtuar edhe 20 të tjera. Gjithashtu në segmentet Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir, të cilat, theksoi i ka filluar kjo qeveri, megjithëse marrëveshja është nënshkruar në vitin 2023, por shpronësimi nuk kishte filluar.Ndërtohen intesivisht dhe mbi 50 për qind e traseve janë hapur. Pas kësaj vijnë investimet në hekurudhë, nga e cila tashmë po ndërtohet faza e parë e Trenit të qytetit, e cila pritet të përfundojë deri në qershor të këtij viti", deklaroi Nikolloski.
I theksoi edhe projektet e përbashkëta me MBPEU-në, siç është liqeni artificial pranë Gjevgjelisë dhe diga e Otinjës në Shtip, ku ka përparim të shkëlqyer.
"Të gjitha këto projekte së bashku me investimet private nga komunat, kontribuojnë të kemi numra kaq serioze dyshifrore në ndërtim dhe pres që ato të vazhdojnë gjatë gjithë këtij viti. Është veçanërisht inkurajuese që kompanitë vendase po përparojnë dhe kanë kuptuar se duhet të arrijnë këto investime", tha Nikolloski.
Фото: принтскрин