Nikolloski: Në Rajonin e Pellagonisë ka bum infrastrukturor
- Në Rajonin e Pellagonisë po ndodhë bum infrastrukturor dhe kjo është diçka që do të vazhdojmë ta bëjmë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takim me afaristë nga odat rajonale ekonomike të Manastirit dhe Prilepit.
Manastir, 16 prill 2026 (MIA) - Në Rajonin e Pellagonisë po ndodhë bum infrastrukturor dhe kjo është diçka që do të vazhdojmë ta bëjmë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takim me afaristë nga odat rajonale ekonomike të Manastirit dhe Prilepit.
Duke informuar për projektet rrjedhëse dhe duke paralajmëruar të reja, Nikolloski theksoi se qëllimi i vetëm i Qeverisë është të zhvillohet ekonomia dhe mu për atë arsye komunat e Pellagonisë po ndihmohen me shuma serioze mjetesh.
"Projektet i ndërtojmël bashkarisht dhe me një qëllim të vetëm që të zhvillohet ekonomia sepse me të vërtetë në këtë rajon po ndodhë bum infrastrukturor dhe kjo është ajo që do ta vazhdojmë ta bëjmë. Dëshiroj të paralajmëroj tre projekte të reja, e ai është rreth rrotullimi afër qytetit të Prilepit, projekt që e punojmë me kryetarin e Prilepit, obligim i të cilit është ta përfundojë projektimin, ndërsa obligim i imi dhe i Qeverisë është rrethrrotullimi të ndërtohet me qëllim që komunkacioni ngarkues të nxirret jashtë qytetit, projekti i dytë është ujëngrohësi, ngohja qendrore për qytetin e Manastirit, projekt që është në fazë sserioze, dhe i treti është gazifikimi. Ne kemi projekte të mëdha për këtë rajon, ndërsa plotësisht i ndihmojmë komunat me shuma serioze mjetesh, ishin caktuar 250 milionë euro për komunat, mjete për projekte shtesë", theksoi Nikolloski.
Në deklaratë për mediumet, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit konfirmoi se aktivizimi i hekurudhës drejt Greqisë fqinje është në stagnim, para së gjithahs, për shkak të krizës në sistemin hekurudhor të Greqisë.

Kërkesat e afaristëve të Pellagonisë i kumtoi Mirko Vellkovski, kryetar i Odëss ekonomike rjaonale, me seli në Manastir. Sipas Vellkovskit, investimet dhe projektet qeveritare duhet të vazhdojnë sepse kjo është në interes të rajonit, i cili ka 8.000 subjekte juridike dhe është rajon i cili vitin e kaluar e përfundoi me 3 për qind rritje ekonomike dhe 5 për qind eksport të shtuar.
Për zhvillimin ekonomik të Rajonit të Pellagonisë sot në Manastir, së bahsku me kryetarin e komunës së Manastirit dhe biznesmenët, ndanë Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës, Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave dhe Koce Trajanovski, drejtor i NP për rrugë shtetërore. ab/
Foto: МIА