• четврток, 25 декември 2025

Nikolloski në shënimin e Ditës së arsimit në gjuhën turke: Mësimi në gjuhën amtare është përfitimi më i madh civilizues

Nikolloski në shënimin e Ditës së arsimit në gjuhën turke: Mësimi në gjuhën amtare është përfitimi më i madh civilizues

Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Le të ndërtojmë së bashku partneritetin midis popullit maqedonas dhe atij turk dhe të krijojmë kushte edhe më të mira për arsimin e gjuhës turke, porositi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në ceremoninë e mbajtur sot pasdite në Shkup me rastin e Ditës së arsimit të gjuhës turke - 21 Dhjetori dhe 20-vjetorin e hapjes së Zyrës së Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) në Shkup.

"Arsimi në gjuhën amtare është përfitimi më i madh civilizues që mund të ketë një popull dhe jam krenar që mund të them se Maqedonia ua ofron këtë të gjithë anëtarëve të komunitetit turk. Kjo është diçka që duhet ta ndërtojmë dhe ta përmirësojmë së bashku sepse është shteti ynë i përbashkët, gjuhët tona kanë bashkëjetuar jo me dekada, por me shekuj dhe kjo është një përfitim civilizues që duhet ta çmojmë", ka thënë Nikolloski.

Për popullin maqedonas, theksoi ai, nuk ka askënd më afër se populli turk, për Maqedoninë nuk ka vend më afër se Republika e Turqisë. "Prandaj duhet të punojmë së bashku për kushte edhe më të mira për mësimin e gjuhës turke, por edhe për arsimin e gjuhës amtare turke", tha Nikolloski.

Ceremonia qendrore me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së arsimit në gjuhën turke u mbajt në QS "Boris Trajkovski" organizuar nga TIKA, ndërsa para asaj u organizua edhe pritje ceremoniale.

Foto: MIA

Остани поврзан