• четврток, 25 декември 2025

Nikolloski: Me intervenime të ndërlikuara inxhinierike që përdoren për herë të parë në rajon do ta rindërtojmë autostradën Ohër - Kërçovë

Nikolloski: Me intervenime të ndërlikuara inxhinierike që përdoren për herë të parë në rajon do ta rindërtojmë autostradën Ohër - Kërçovë

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Për herë të parë në autostradën Ohër - Kërçovë realizojmë intervenime të ndërlikuara inxhinierike dhe ndërtimore dhe kjo për herë të parë realizohet në rajon, ndërsa janë me qëllim që të mundësohet stabilizimi i shpateve të këtij vëllimi. Këtë e realizojmë për ndërtim të plotë dhe vënie në funksion të zgjidhjeve të sigurta të autostradës, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai së bashku me drejtorin e NP për rrugë shtetërore Koce Trajanovski, deputetin Gjorgji Sajkoskiu dhe kryetarët e Kërçovës dhe Debërcës kanë kryer ekspertizë të punëve në autostradën Ohër - Kërçovë.

"Ne deri më tani vetëm flasim se sa është i vështirë ky projekt, por sot gjihë opinioni vendas mund të bindet se bëhet fjalë për projektin më të vështirë inxhinierik, jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin. Tekstualisht bëhet fjalë për thyerjen e maleve, për shpatet që janë 100 deri në 200 metra të larta, për tokën që zbret vazhdimisht në rrugën kryesore dhe për projekte të shumta, të cilat për fat të keq nuk janë zgjidhur 11 vjet pasi filloi ndërtimi i kësaj autostrade", theksoi Nikolloski.

Me zgjedhjen e Qeverisë së re, siç theksoi ai, ka filluar një zgjidhje sistematike për problemet e trashëguara, me punime që aktualisht po bëhen në gjithsej 16 shpate, nga të cilat 14 do të stabilizohen me të ashtuquajturat galeri, diçka që do të kryhet për herë të parë, jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin, ku një mal i tërë mbështetet me beton të armuar, diçka që rajoni nuk e ka parë kurrë.

Zëvendëskryeministri Nikolloski u dërgoi mirënjohje për përkushtimin e të gjithë punëtorëve, realizuesve dhe inxhinierëve të involvuar, të cilët punojnë në realizimin e intervenimeve inxhinierike dhe siç theksoi, qëllimi i ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë nuk është vetëm të përfundohet, por edhe të jetë i sigurt aksi rrugor, i cili do të jetë aks rrugor që do të përdoret në dekadat e ardhshme. mb/

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан