• четврток, 25 декември 2025

Nikolloski dhe Misajllovski për vizitë pune në Hungari

Nikolloski dhe Misajllovski për vizitë pune në Hungari

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Nikolloski dhe Vllado Misajllovski, sot janë në vizitë pune në Hungari.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, gjatë vizitës, ministrat Misajllovski dhe Nikolloski zhvilluan takime me këshilltarin kryesor për siguri kombëtare, Marcel Biro, si dhe me Mate Loga, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, për zhvillim ekonomik dhe shërbime financiare kombëtare.

"Vizita e sotme e punës ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe të lidhjeve ekonomike. Në kuadër të vizitës së sotme, si pjesë e delegacionit maqedonas, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Sashko Llafçiski, zhvilloi takim me homologun e tij hungarez, gjeneral Gabor Borondi, ndërsa sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova, u takua me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Tamash Varga", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Остани поврзан