Ngushtica e Hormuzit në fokus të bisedës telefonike të MPJ të Greqisë dhe Iranit
- - Rëndësinë e lirisë së lundrimit dhe sigurisë në komunikacionin ujor, e theksoi shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis në bisedën telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Sejed Abas Aragçi, informojnë në Iks nga MPJ greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 14 gusht 2026 (MIA) - Rëndësinë e lirisë së lundrimit dhe sigurisë në komunikacionin ujor, e theksoi shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis në bisedën telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Sejed Abas Aragçi, informojnë në Iks nga MPJ greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Aragçi e ka informuar Gerapetritisin për ngjarjet rajonale, veçanërisht për bisedimet vijuese ndërmjet Iranit dhe Omanit në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, ndërsa sipas informacioneve të njëjta kanë biseduar edhe për qëndrimet e BE-së në lidhje me Iranin dhe u pajtuan që t'i mbajnë të hapur kanalet e komunikimit, duke përfshirë edhe përmes ambasadorëve të tyre të rinj të emëruar.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit njoftuan se Aragçi "konfirmoi vendosmërinë e vendit për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e tij kombëtare", informoi për negociatat dypalëshe me Omanin që synojnë krijimin e korridoreve të sigurta detare dhe theksoi se "pasiguria aktuale në Ngushticën e Hormuzit është pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit ushtarak të kryer nga SHBA-ja dhe regjimi sionist kundër Iranit dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet t'i mbajë përgjegjës agresorin dhe palët që shkelin ligjin ndërkombëtar".
"Duke iu referuar qasjes së dyfishtë dhe hipokrite të Bashkimit Evropian ndaj të drejtave të njeriut - veçanërisht mbështetjes gjithëpërfshirëse që disa parti evropiane i japin regjimit sionist dhe indiferencës së tyre ndaj gjenocidit kundër palestinezëve dhe krimeve të luftës të kryera nga ai regjim në Liban dhe Iran - Aragçi hodhi poshtë deklaratat ndërhyrëse të bëra kundër Iranit nën pretekstin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se, me veprimet e veta në fushën e të drejtave të njeriut, Bashkimi Evropian nuk ka bazë morale për t'u dhënë leksione të tjerëve", njoftuan nga MPJ iraniane për bisedën telefonike.
Shtuan se ministri grek ka shprehur mbështetje për përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve dhe e theksoi gatishmërinë e Greqisë që të sigurojë çfarëdo lloj ndihme teknike dhe profesionale. fc/
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë