Nga nesër sërish shi, stabilizim i motit nga e premtja
- Nga nesër deri në fund të ditës dhe në dy ditët e ardhshme, nën ndikimin e një vale të re ajri të lagësht, në vend do të ketë reshje të herëpashershme lokale, të cilat do të jenë më të bollshme. Sinoptikanët paralajmërojnë se në vende të caktuara mund të bien mbi 25 litra për metër katror brenda 24 orëve.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Nga nesër deri në fund të ditës dhe në dy ditët e ardhshme, nën ndikimin e një vale të re ajri të lagësht, në vend do të ketë reshje të herëpashershme lokale, të cilat do të jenë më të bollshme. Sinoptikanët paralajmërojnë se në vende të caktuara mund të bien mbi 25 litra për metër katror brenda 24 orëve.
Në male, reshjet do të jenë prej bore dhe do të formohet një shtresë bore prej pesë deri në 10 centimetra. Për shkak të zbritjes së ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet do të shndërrohen në borë edhe në disa nga vendet më të larta.
Një parashikim i ngjashëm i motit paralajmërohet edhe për Shkupin, ku reshjet e herëpashershme do të jenë më të shumta.
Stabilizim i motit pritet nga e premtja. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s