Nga 1 janari shtrenjtohet energjia elektrike për 2,28 për qind
- Nga 1 janari i vitit 2026, çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë për 2,45 për qind në bllokun e parë, për 2,87 për qind në bllokun e dytë, për 3,32 për qind në të tretin dhe për 3,84 për qind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritet për 2,5 për qind.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Nga 1 janari i vitit 2026, çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë për 2,45 për qind në bllokun e parë, për 2,87 për qind në bllokun e dytë, për 3,32 për qind në të tretin dhe për 3,84 për qind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritet për 2,5 për qind.
"Në vend të rritjes së propozuar prej 7,66 për qind që EVN HOME parashtroi në vendim, KRRE pasi kreu analiza dhe përsëriti llogaritje, vendosi që në bllokun e parë të ketë një korrigjim prej 2,45 për qind. Në bllokun e dytë, çmimi do të rritet për 2,87 për qind, ndërsa rritja e propozuar e EVN HOME është 8,54 për qind. Në bllokun e tretë, çmimi do të rritet për 3,32 për qind, megjithëse ishte propozuar të kishte një rritje prej 9,63 për qind dhe në bllokun e katërt, rritja është 3,84 për qind, në vend të 11,86 për qind të propozuar", kumtoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ai potencoi se rritja për 85 për qind në amvisëri do të jetë për 2,28 për qind ose për 57-70 denarë në faturën mesatare.
Lidhur me tarifën e lirë, EVN Home propozoi një rritje për 3,96 për qind, ndërsa KRRE-ja vendosi ta korrigjojë për 2,50 për qind. rq/
Foto: MIA