• петок, 20 февруари 2026

Netanjahu: Izraeli i bashkohet Bordit të Paqes të Trampit

Netanjahu: Izraeli i bashkohet Bordit të Paqes të Trampit

Tel Aviv, 12 shkurt 2026 (MIA) - Izraeli iu bashkua Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. 

Netanjahu gjatë vizitës në Uashington, ku u takua me Trampin dhe me sekretain amerikan të shtetit Marko Rubio, në "X" njoftoi se kishte nënshkruar dokumentin për anëtarësimin e Izraelit në Bord, ndërsa pamjet vizuale nga takimi e treguan atë duke mbajtur dokumentin me nënshkrimin e tij. 

Bordi i Paqes, i cili u themelua nga Trampi në fund të janarit, duhet të mbajë takimin e tij të parë më 19 shkurt në Uashington dhe do të merret, ndër të tjera, me rindërtimin e Gazës.

Plani i Trampit parashikon mbikëqyrjen e një administrate të përkohshme në Gazë, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së tashmë ka autorizuar komitetin dhe vendet pjesëmarrëse të formojnë forca ndërkombëtare për stabilizim.

Prania e Izraelit në komitet ka shkaktuar kritika, pasi palestinezët nuk janë të përfshirë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se iniciativa mund të "minojë rolin e OKB-së".

Armëpushimi në Gazë, sipas planit të Trampit, po shkelet vazhdimisht.

Që nga tetori, të paktën 580 palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë janë vrarë, ndërsa plani për fazën e ardhshme parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare të paqes.

Izraeli e përshkruan veprimtarinë e tij si vetëmbrojtje, pasi militantët e Hamasit vranë 1.200 persona dhe morën mbi 250 pengje në fund të vitit 2023.

Disa hetime ndërkombëtare, KB-ja dhe ekspertë për të drejtat e njeriut kanë vlerësuar se konfliktet në Gazë përbëjnë "gjenocid", ndërsa të dhënat palestineze tregojnë mbi 72,000 viktima dhe një krizë të rëndë humanitare. qa/

Foto: X

Остани поврзан