Nesër shi dhe borë në male, nga e premtja stabilizim i motit
- Nesër priten reshje lokale të kohëpaskohshme, veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Në viset më të larta, reshjet do të jenë me borë. Pasdite, reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Nesër priten reshje lokale të kohëpaskohshme, veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Në viset më të larta, reshjet do të jenë me borë. Pasdite, reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperaturat minimale gjatë ditës së nesërme do të sillen nga -1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shkup, temperaturat minimale do të zbresin në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nga e premtja vijon stabilizim i motit. Gjatë fundjavës dhe veçanërisht në ditët e para të javës së ardhshme, mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të bien nën zero.
Foto: arkivi i MIA-s