Në Manastir u hap Konsullata e re e nderit e Republikës së Austrisë
- Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambassadori austriak në vend, Martin Pamer, në Manastir e hapën Konsullatën e re të nderit dhe e promovuan afaristin nga Manastiri, Igor Bozhinovski si Konsull nderi i Republikës së Austrisë.
manastir, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambassadori austriak në vend, Martin Pamer, në Manastir e hapën Konsullatën e re të nderit dhe e promovuan afaristin nga Manastiri, Igor Bozhinovski si Konsull nderi i Republikës së Austrisë.
Në solemnitetin në Manastir, ministri Mucunski u falënderua për angazhimin e ambasadorit austriak për hapjen e konsullatës së nderit në Manastir, por edhe kotnributin për relacionet e shkëlqyeshme mes dy shteteve.
"Për mua si ministër i Punëve të jashtme, festa më e madhe për punën tonë është kur kemi përfaqësi të re diplomatike konsullare dhe posaçërisht në këtë qytet, qytetin e konsujve, qytet i cili çdoherë din të japë kontribut të veçantë për afirmimin e identitetit tonë. Gëzohem që zotëri Igor Bozhinovski është konsulli i ri i nderit i Republikës së Austrisë. Ai është afarist mjaft i suksesshëm, por ai është edhe një humanist i madh, njeri që ndihmon qetë pa pritur që dikush ta promovojë për atë që u ka ndihmuar njerëzve në çastet më të rënda dhe ajo veti e karakterit të tij do t'i ndihmojë shumë në ushtrimin e funksionit të ri që nuk është çdoherë i lehtë, por të jesh konsull aktiv është sfidë e madhe", theksoi minsitri Mucunski.

Konsulli i ri i nderit i Austrisë, përkujtoi se lidhja mes Vjenës dhe Manastirit është mjaft e fuqishme dhe daton prej para 170 viteve kur në Maqedoni u hap konsullata e parë austriake.
Në solemnitetin në Manastir, ambasadori austriak, Martin Pamer, konsullit të ri, Igor Bozhinovskit i dorëzoi një ekzekuaturë të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Austrisë dhe ministri i Punëve të Jashtme.
Hapjen e konsullatës së re të nderit të Republikës së Austrisë në Manastir e përshëndeti edhe kryetari i komunës, Toni Konjanovski. ab/
Foto: МIА