• четврток, 25 декември 2025

Në Manastir do të hapet një konsullatë e re nderi e Austrisë

Në Manastir do të hapet një konsullatë e re nderi e Austrisë

Manastir, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Në Manastir sot do të hapet një konsullatë e nderit e Austrisë, ndërsa detyrën e konsullit të nderit do ta kryejë banori i Manastirit, Igor Bozhinovski.

Konsulla e nderit në Austri ndodhet në rrugën "Vienska" në Manastir ku paraditen e sotme do të mbahet ceremonia. Nga ambasada e Austrisë kanë njoftuar se do të mbajnë fjalim ambasadori austriak Martin Pamer, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski dhe konsulli i nderit, biznesmeni Igor Bozhinovski. 

 

 

Konsullata e parë e nderit e Austrisë në Maqedoninë e pavarur, në qytetin pranë Pelisterit, u hap në vitin 2015, kur me një dokument të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Hajnc Fisher, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc, për konsull të nderit u zgjodh banorja e Manastirit, dr. Valentina Ilieva. 

Akutalisht në Manastir janë aktive konsullatat e nderit të Francës, Rumanisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë. Traditën konsullore në Manastir e mbajnë edhe konsullata e mëparshme, ndërsa sot Zyra për lidhje e Republikës së Greqisë në Manastir, si dhe konsullata e përgjithshme e Republikës së Bullgarisë në Manastir. qa/ 

Foto: MIA

Остани поврзан