• сабота, 09 ноември 2024

Në Mal të Zi arrestohen 13 persona të dyshuar për kontrabandimin e 352 emigrantëve

Në Mal të Zi arrestohen 13 persona të dyshuar për kontrabandimin e 352 emigrantëve

Podgoricë, 4 tetor 2024 (MIA) - Në Mal të Zi janë arrestuar 13 persona të dyshuar për kontrabandimin e 352 emigrantëve, njoftoi Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT). Të arrestuarit akuzohen për krijimin e organizatës kriminale dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz.

Emigrantët vijnë nga Pakistani, Bangladeshi, India, Nepali, Siria dhe vende të tjera, ndërsa kontrabandimi i tyre është kryer me  qëllim për të arritur përfitime financiare, transmeton RTMZ. 

Nga SDT-ja njoftojnë se veprimet e grupit kriminal janë kryer nga viti i kaluar deri në tetor të këtij viti.

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë. qa/

Foto: arkivi

 

 

Остани поврзан