• вторник, 17 март 2026
Në ditën e sotme

17 mars 2026 (MIA)

180. - Vdiq Marko Aurelije, mbret romak.

1190. - Në Jork, në Angli, masakrohen më shumë se 500

1473. - Lindi mbreti skocez Xhemjs i Katërt, i cili gjatë sundimit nga viti 1488 e deri në vdekje në vitin 1513 siguroi stabilitet të brendshëm të vendit dhe e përforcoi monarkinë.

1406. - Vdiq Ibn Haldun, filozof arab.

1813. - Franca i shpalli luftë mbretit të Prusisë Friddrih Uilhelmit të Tretë, njëri ndër armiqtë më të ashpër të revolucionit francez.

1834. - Lindi Gottlieb Daimler, inxhinier gjerman (vdiq më 1900).

1836. - Teksasi proklamoi kushtetutë republikane dhe pavarësi nga Meksikoja.

1891. - Vendoset linja e parë telefonike ndërmjet Londrës dhe Parisit. Linja e parë telefonike në Evropë ishte hapur në vitin 1877 në Berlin. Pesë vite më vonë Berlini e fitoi centralin e parë telefonik vetëm me 48 parapagues. Këto ishin fillet e komunikacionit telefonik, i cili me shpejtësi të amdhe e pushtoi botën.

1944. - Bombardimi aleat i Austrisë në Luftën e dytë botërore filloi me më shumë se 200 sulme të aeroplanëve në caqe në Vjenë.

1947. - Në Shkup formohet Klinika e parë kirurgjike në Maqedoni.

1948. - Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu e nënshkruan Traktatin e Brukselit për aleancë 50-vjeçare kundër sulmeve të armatosura në Evropë dhe për bashkëpunim ekonomik, social dhe ushtarak, që konsiderohet si krijimi i Bashkimit Evropian.

1963. - Gjatë erupcionit të vullkanit Agung në ishullin indonezian Bali e humbën jetën të paktën 11.000 persona.

1969. - Golda Meir, si grua e parë në historinë e Izraelit e mori detyrën kryeministre.

1992. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë vendosën marrëdhënie diplomatike.

1998. - Zhu Rongxhi bëhet kryeministër i Kinës.

2000. - Me bidjen për mosekzistimin e afërm të botës, së paku 530 anëtarë të sektit "Lëvizja për ripërtëritjen e 10-të urdhrave të Zotit", në mesin e të cilëve edhe 78 fëmijë, kryen vetëvrasje kolektive me vetëndezje në kishl në Kunung në Ugandën jugperëndimore, 320 kilometra në jugperëndim nga Kampala, duke aktivizuar përzierje të benzinës dhe acidit sumporik.

2003. - Gjykata Supreme e Spanjës i propozoi Qeverisë që të miratojë vendim për ndalesë të përhershme të partisë së Batasunit, e cila konsiderohet krah politik i grupit separatist të armatosur bask ETA. Këtë vendim e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese e Spanjës, më 23 mars të vitit të njëjtë

Остани поврзан