• понеделник, 06 април 2026
Në ditën e sotme

6 prill 2026 (MIA)

885. - Vdiq iluministi slloven Metodi, vëllai i Cirilit, me të cilin e formoi abetaren e parë sllovene.

1483. - Lindi si Rafaelo Sancio, piktori Italian Rafael. Mjeshtër i stilit të Rilindjes, ai ka dekoruar një pjesë të madhe të dhomës së Papës në Vatikan, Stanza della Segnatura. Ai vdiq në vitin 1520.

1528. - Vdiq piktori gjerman Alberht Direr, njëri ndër mjeshtrit më të mëdhenj të renesancës. Pikturonte natyrë, ndërsa punonte edhe akuarele.

1789. - Xhorxh Uashingtoni u zgjodh presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte presidenti i vetëm që u zgjodh njëzëri.

1793. - Revolucionaret francezë të udhëhequr nga Zhorzh Zhak Dantoni krijuan një Komitet të Sigurimit Publik.

1909. - Komandanti i marinës amerikane, Robert Piri, arriti në Polin e Veriut në krye të një ekspeditë.

1917. - Në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë.

1929. - Lindi në Berlin dirigjenti, pianisti dhe kompozitori amerikan Andre Previn. I njohur për dirigjimin e muzikës klasike, sidomos të Shostakovicit, ai ka dirigjuar gjithashtu dhe ka kompozuar muzikë për filma, veçanërisht për "Xhoxhin" dhe "Porgi dhe Bes".

1941. - Në Luftën e Dytë Botërore, Gjermania sulmoi Greqinë dhe Jugosllavinë dhe bombardoi Beogradin.

1942. - Japonia bombardoi Indinë për herë të parë dhe sulmoi portin e Madrasit.

1971. - Vdiq në Nju Jork kompozitori me origjinë ruse, Igor Stravinski. Ai ishte një nga figurat më të shquara muzikore dhe i njohur për baletet e tij "Riti i pranverës" dhe "Petrushka".

1992. - Komuniteti Europian njohu Bosnjë - Hercegovinën si shtet të pavarur, gjë që çoi në shpërthimin e luftës mes qeverisë boshnjake dhe serbeve lokale, të cilët rrethuan kryeqytetin Sarajevë.

2000. - Ish kryeministri pakistanez, Navaz Sharif dënohet me burg të përjetshëm.

2000. - Vdiq ish presidenti i Tunizisë Habib Ben Ali Burgiba, udhëheqës në luftën për pavarësi.

2005. - Në moshën 81 vjeçare vdiq princi i Monakos Renie i Tretë. Ai sundoi me Monakon nga viti 1949 dhe ishte lider evropian i cili kohë më të gjatë mbeti në fron. Pasardhësi i tij është princi Albert. Renie i Tretë ishte i martuar me divën holivudiane Grejs Keli.

2007. - Vdiq regjisori italian Luixhi Komençini, themelues i Kinotekës italiane. Karrierën e filloi si kritik filmi, ndërsa debutoi me filmin dokumentar "Fëmijët në qytet" (viti 1946). Filmat: "Përjetimet e Pinokios", "Bukë, dashuri dhe fantazi".

###

 

Остани поврзан