Në Berovë - 5 gradë, mbi 0 vetëm në Ohër, Vinicë dhe Krushevë
- Më së ftohti sot në mëngjës është në Berovë, ku janë matur -5 gradë, më pas vijojnë Manastiri dhe Strumica, -4, Shkup-Petrovec dhe Shtip, -3, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë, -2. Në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Pretor temperaturë prej -1, Kriva Pallankë, Kodrën e Diellit 0, Ohër, 1, Vinicë dhe Krushevë 2, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 20 dhjetor 2025 (MIA) -Më së ftohti sot në mëngjës është në Berovë, ku janë matur -5 gradë, më pas vijojnë Manastiri dhe Strumica, -4, Shkup-Petrovec dhe Shtip, -3, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë, -2. Në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Pretor temperaturë prej -1, Kriva Pallankë, Kodrën e Diellit 0, Ohër, 1, Vinicë dhe Krushevë 2, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në mëngjes do të shfaqet mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 6 deri në 13 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 7 gradë.
DPHM paralajmëroi se deri të martën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara. Nga e marta drejt fundit të ditës dhe në ditët në vijim, do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Në male dhe vende më të larta, reshjet do të jenë prej bore. ls/
Foto. Arkivi i MIA-s