• четврток, 25 декември 2025

Më së ftohti sot në mëngjes në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Berovë me -4 të matur

Më së ftohti sot në mëngjes në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Berovë me -4 të matur

Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Më së ftohti sot në mëngjes me te temperaturë minimale prej -4 gradë është në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Berovë, ndërsa më së ngrohti me 0 gradë të matura në Ohër, Pretor, Vinicë, Gjevgjeli dhe Krushevë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Strumicë dhe Kavadar janë matur -3 gradë, në Shkup-Petrovec, Shtip, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës 2 gradë dhe në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Veles dhe Demir Kapi -1 gradë.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të dobët të ndryshueshme. Në mëngjes në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 12 gradë. Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë 5 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан