Më së ftohti në Berovë, më ngrohtë në Vinicë, temperaturat e mëngjesit nga -5 deri në 3
- Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ishte në Berovë, ku u matën -5 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta ishte në Vinicë, me 3 gradë Celsius, informojnë nga DPHM.
Shkup, 15 mars 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ishte në Berovë, ku u matën -5 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta ishte në Vinicë, me 3 gradë Celsius, informojnë nga DPHM.
Temperaturat minimale të matura mëngjesin e sotëm janë -2 në Hanet e Mavrovës, -1 në Manastir, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Kodrën e Diellit, 0 në Shkup-Petrovec, Prilep, Kumanovë dhe Pretor, 1 në Veles, Krushevë, Demir Kapi, Tetovë, Gjevgjeli dhe Shtip, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Ohër.
Shtresë më të madhe të dëborës ka në Kodrën e Diellut, ku sot në mëngjes janë matur 54 centimetra. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s