• четврток, 25 декември 2025

Myftinia e Dibrës zgjodhi anëtarët e rinj të bordeve të xhamive

Myftinia e Dibrës zgjodhi anëtarët e rinj të bordeve të xhamive

Dibër, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Në ambientet e Myftinisë së Dibrës u mbajt një takim pune, në të cilën u zhvillua procedura për zdhjedhjen e anëtarëve të rinjë të bodrit të xhamive, si dhe anëtarët e Myftinisë dhe Mexhlisit të Bashkësisë Fetare Islame, njoftuan nga Myftinia. 

Të pranishmive i'u drejtua Myftiu i Dibrës, Reshat efendi Kaçallniku, i cili u'a uroi zgjedhjen antarëve të rinjë duke ju dëshiruar sukses.

"Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe pune, me qëllim përmirësimin e organizimit dhe funksionimit të institucioneve fetare në kuadër të BFI-së.  Në fund të takimit, në mënyrë solemne u ndanë edhe dekretet për mytevellinjtë e sapozgjedhur, duke u përmbyllur kështu zyrtarisht i gjithë procesi", thuhet në njoftim.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e BFI-së, Fejzulla Sadiki dhe Mafiz Rustemi, të cilët me praninë dhe kontributin e tyre mbështetën procesin zgjedhor.

Nën kompetencat e Myftinisë së Dibrës janë komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe rajoni i Rekës, Komuna Mavrovë dhe Rostushë. Janë gjashtëdhjetë xhami, prej tyre shtatë janë në qytet. qa/

Foto: Myftinia e Dibrës dhe MIA 

Остани поврзан