MPB: Kemi besimin më të lartë midis qytetarëve për përballimin e korrupsionit
- Ministria e Punëve të Brendshme ndan analizën e Raportit mbi Vlerësimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut 2025 të përpiluar nga QMBN, i cili tregon një rritje domethënëse të besimit të qytetarëve në punën e MPB-së. Sipas raportit, besimi i përgjithshëm në Ministri arrin 50.3%, që është dukshëm më i lartë se 33.9% në vitin 2023, që është një tregues i qartë se masat për transparencë, llogaridhënie dhe profesionalizëm po sjellin rezultate.
Shkup, 22 dhjetor 2025
Ministria e Punëve të Brendshme ndan analizën e Raportit mbi Vlerësimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut 2025 të përpiluar nga QMBN, i cili tregon një rritje domethënëse të besimit të qytetarëve në punën e MPB-së. Sipas raportit, besimi i përgjithshëm në Ministri arrin 50.3%, që është dukshëm më i lartë se 33.9% në vitin 2023, që është një tregues i qartë se masat për transparencë, llogaridhënie dhe profesionalizëm po sjellin rezultate.
Si plotësim, vlerësimet e qytetarëve për perceptimin e korrupsionit midis nëpunësve tregojnë një tendencë rënieje, gjë që tregon disiplinë të përmirësuar institucionale dhe përpjekje të suksesshme për zvoglimin e praktikave korruptive.
Opinioni gjithashtu njeh MPB-në dhe Qeverinë si institucionet me besimin më të lartë për përballimin e korrupsionit, gjë që forcon rolin e Ministrisë si një partner i besueshëm në luftën për ligjshmëri dhe rend.
Këto trende pozitive e motivojnë MPB-në që të vazhdojë intensifikimin e reformave, aktiviteteve për edukim dhe llogaridhënie, me qëllim që të rrisë edhe më shumë besimin e qytetarëve në institucion.
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme