• четврток, 25 декември 2025

Moti sot me vranësira dhe me shira të kohëpaskohshme, në zonat malore borë

Moti sot me vranësira dhe me shira të kohëpaskohshme, në zonat malore borë

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu, në male me borë. Vende-vende, në pjesët lindore, reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m² në 24 orë). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 4 deri 9 gradë, njoftoi DPHM-ja. 

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 6 gradë. 

Nga DPHM-ja informojnë se nesër do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët lindore (mbi 25 l/m² në 24 orë). Në zonat malore, reshjet do të jetë prej borës dhe do të formohet një shtresë dëbore deri në 15 cm. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë edhe në disa nga zonat më të larta. Nga e premtja do të stabilizohet moti. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан