Moti sot me diell dhe i ngrohtë deri më 25 gradë
- Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri 25 gradë Celsius.
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.
Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, gjatë mesit të kësaj jave do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, e cila do të jetë më e theksuar të mërkurën, kur do të forcohet deri në e fortë dhe përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Të mërkurën do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi lokal afatshkurtër në pjesët perëndimore. Të enjten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në dy ditët në vijim do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale shiu, të cilat do të jenë më të dendura të shtunën. Nga e premtja, era do ta ndryshojë drejtimin në juglindje. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s