• среда, 24 декември 2025

Mot me vranësira me periudha me diell, nga e marta shi

Mot me vranësira me periudha me diell, nga e marta shi

Shkup, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në mëngjes do të shfaqet mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë 8 gradë.

Deri të martën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara. Nga e marta drejt fundit të ditës dhe në ditët në vijim, do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Në male dhe vende më të larta, reshjet do të jenë prej bore, informoi DPHM. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан