Mot me vranësira dhe kushte për shi të kohëpaskohshëm lokal
- Moti sot do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore me kushte për reshje të kohëpakoshmea shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 2, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë Celsius.
Shkup, 14 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore me kushte për reshje të kohëpakoshmea shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 2, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare, në disa vende do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshëm lokal. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë 18 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti nesër do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore me kushte për reshje të kohëpakohshme shiu. Deri të martën do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Të mërkurën era do të ndryshojë drejtim në lindje, ndërsa të enjten në verilindje. Nga e marta temperatura ditore do të ketë tendencë të ulet. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s