• четврток, 25 декември 2025

Mot me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në lugina

Mot me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në lugina

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Paradite, nëpër disa lugina do të shfaqet mjegull. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -5 deri në -1, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes, në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull. Temperatura minimale do të bjerë në -4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 6 gradë.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se deri të hënën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë. Në disa vende, do të ketë mjegull dhe rritje të vranësirave, ndërsa nga e martja priten reshje lokale shiu. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан