Mot me vranësira dhe me periudha me diell
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha me diell. Paradite, vende-vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesën juglindore të vendit do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha me diell. Paradite, vende-vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesën juglindore të vendit do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i qetë. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të zbresë deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nën ndikimin e masës stabile ajrore deri të hënën do të përqendrohet mot stabil dhe i qetë. Vende-vende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të shtuara.
"Të martën nga fundi i ditës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor", informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. ab/
Foto: МIА arkivi