Mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare, pasdite kushte për shi të lehtë lokal
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Shkup, 15 mars 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë 18 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se gjatë javës së re do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, deri të mërkurën me reshje shiu të kohëpakohshme. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura ditore do të ketë tendencë uljeje. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s