• четврток, 25 декември 2025

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht paradite në pjesët lindore. Në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. Pasdite reshjet kudo do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 3 deri 9 gradë. 

Në Shkup, mot i vranët, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë. 

Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit. Në ditët e fundjavës, ndërsa veçanërisht në ditët e para të javës së ardhshme mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë nën zero. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан