M-NAV: Përfundon plotësisht procesi i çmontimit të radarit të vjetër dhe të papërdorshëm në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit
- M-NAV informon se sot me sukses ka përfunduar aktiviteti për çmontimin e plotë të radarit të vjetër në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - M-NAV informon se sot me sukses ka përfunduar aktiviteti për çmontimin e plotë të radarit të vjetër në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Punimet, siç informojnë ata, janë kryer gjatë një periudhe me mjegull dhe dukshmëri të ulët e cila është shfrytëzuar në mënyrë optimale për përfundimin e plotë dhe të sigurt të aktiviteteve, pa asnjë ndikim në zhvillimin e qarkullimit ajror.
Kjo fazë rrumbullakon procesin e çmontimit të radarit të vjetër dhe të papërdorshëm, si parakusht për aktivitete të mëtejshme që lidhen me instalimin e sistemit të ri modern të radarit.
"M-NAV mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj sigurisë dhe vazhdimësisë së qarkullimit ajror, si dhe ndaj zbatimit në kohë dhe profesional të të gjitha aktiviteteve të planifikuara", thuhet në komunikatë.
Foto: printskrin/M-NAV