Mjeku i së ardhmes: "Çet GPT" po merr hapësirë të posaçme në bisedimet për shëndetin
- "Open AI" paralajmëroi funksion të ri të quajtur "ÇET - GPT - Shëndeti" (ChatGPT Health), i cili do t'u mundësojë shfrytëzuesve hapësirë të posaçme për biseidme lidhur me shëndetin dhe mirëqenien. Sipas të dhënave të "Open AI", mbi 230 milionë njerëz brenda javës e përdorin "ÇET-GPT" për çështje lidhur me tema mjekësore. Me funksionin e ri, bisedat e tilla do të ndahen nga sesionet standarde, ndërkaq qëllimi është privatësia më e mirë dhe mbrojtja e informatave të ndjeshme.
Uashington, 12 janar 2026 (MIA) - "Open AI" paralajmëroi funksion të ri të quajtur "ÇET - GPT - Shëndeti" (ChatGPT Health), i cili do t'u mundësojë shfrytëzuesve hapësirë të posaçme për biseidme lidhur me shëndetin dhe mirëqenien. Sipas të dhënave të "Open AI", mbi 230 milionë njerëz brenda javës e përdorin "ÇET-GPT" për çështje lidhur me tema mjekësore. Me funksionin e ri, bisedat e tilla do të ndahen nga sesionet standarde, ndërkaq qëllimi është privatësia më e mirë dhe mbrojtja e informatave të ndjeshme.
Nëse shfrytëzuesi tenton të hapë temë shëndetësore jashtë "ÇET-GPT-SHëdneti", sistemi do ta kahëzojë drejt këtij funksioni dedikues. Në kuadër të "Shëndetit", inteligjenca artificiale do të mund të prëdorë të dhëna nga bisedimet e kaluara, me qëllim që të sigurojë prëgjigje më konzistente dhe më relevante. "Çet-GPT-Shëndeti" do të mundësojë edhe bashkim me aplikacione shëdnetësorte dhe për mirëqenie, që do të mundësojë kopntroll më të plotë në shprehitë dhe gjendjen shëndetësore të shfrytëzuesit.
Nga "Open AI" theksojnë se këto biseda nzk do të përdoren për trajnim të modelëve të tyre. Drejtoresha ekzekutive për aplikacione në "Open AI", Fixhi Simo thotë se funksioni i ri është për shkak të problemeve në sistemin shëndetësor, mes të cilave shpenzimet e larta, qasja e kufizuar drejt mjekëve dhe mungesa e vazhdimësisë në kujdesin shëndetësor.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i aplikacionit për këshilla mjekësore sjellë edhe rreziqe. Për këtë shkak, nga kompania theksojnë se aplikacioni "Çet-GPT-Shëndeti" nuk është e dedikuar për diagnostikim apo mjekim të gjendjeve shëndetësore, ndërsa i njejti pritet të jetë i kapshëm për shfrytëzuesit në javët në vijim. ab/
FOTO: IA