Mjegulla vështirëson trafikun ajror në aeroportin e Shkupit, janë anuluar dhe shtyrë disa fluturime
- Mjegulla vështirëson trafikun ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb faqja zyrtare, ka disa fluturime të anuluara dhe të shtyra.
Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Mjegulla vështirëson trafikun ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb faqja zyrtare, ka disa fluturime të anuluara dhe të shtyra.
Në ueb-faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, që nga mëngjesi i sotëm janë anuluar fluturimet Stamboll, Izmir, Venedik dhe Lubjanë, si dhe shumica e nisjeve.

Meqenëse kushtet e motit ndryshojnë vazhdimisht, nga TAV Maqedoni u bëjnë thirrje të gjithë pasagjerëve që të ndjekin informacionet dhe udhëzimet për fluturimet e tyre që marrin nga kompania ajrore me të cilën fluturojnë.
Të gjitha ndryshimet në orarin e rregullt të fluturimeve përditësohen në kohë reale në ueb-faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit https://skp.airports.com.mk/, dhe pasagjerët mund të pyesin për statusin e fluturimeve të tyre në sportelin e informacioneve, i cili funksionon 24/7 me personel të pranishëm në aeroport, dhe duke telefonuar në numrin 02 3148 333.
Për shkak të mjegullës së dendur që përfshiu Luginën e Shkupit, e cila shkaktoi dukshmëri të reduktuar, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, dje nga ora 00:00 deri në orën 18:00, siç informuan nga TAV Maqedoni, pati 16 fluturime të anuluara dhe 11 të riorientuara, ndërsa tre aeroplanë u ulën dhe tre aeroplanë u ngritën pas mesditës, kur kushtet e motit u përmirësuan. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s