Mjegulla pengon qarkullimin ajror në Aeroportin e Shkupit, ka anulime dhe fluturime që realizohen me vonesë
- Si pasojë e dukshmërisë së ulët të shkaktuar nga mjegulla e dendur që ka përfshirë Luginën e Shkupit sot deri në orën 14 në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar pesë fluturime, dy të ridestinuara dhe gjashtë me vonesë. Që nga ora 12 kushtet e motit janë përmirësuar, kështu që kanë arritur tre fluturime, një është nisur dhe tre fluturime përgatiten për fluturim, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni.
Shkup, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Si pasojë e dukshmërisë së ulët të shkaktuar nga mjegulla e dendur që ka përfshirë Luginën e Shkupit sot deri në orën 14 në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar pesë fluturime, dy të ridestinuara dhe gjashtë me vonesë. Që nga ora 12 kushtet e motit janë përmirësuar, kështu që kanë arritur tre fluturime, një është nisur dhe tre fluturime përgatiten për fluturim, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni.
Nga TAV Maqedoni apelojnë deri te të gjithë pasagjerët se kushtet e motit ndryshojnë vazhdimisht dhe në lidhje me fluturimet e tyre të ndjekin udhëzimet që u jepen nga kompania ajrore.
"Sot, 20 dhjetor 2025 nga ora 00:00 deri në orën 14, në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar 5 fluturime, 2 janë ridestinuar dhe 6 fluturime janë me vonesë, si pasojë e dukshmërisë së ulët të shkaktuar nga mjegulla e dendur që përfshiu Luginën e Shkupit. Që nga ora 12, kushtet atmosferike janë përmirësuar, kështu që kanë mbërritur 3 fluturime (nga Dortmundi, Stambolli dhe Parisi), një është nisur (për Stamboll), ndërsa 3 janë gati për fluturim (për Osllo, Lubjanë dhe Baden-Baden)", informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni.

Mjegulla që përfshiu sot Shkupin po pengon qarkullimin ajror në aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga faqja zyrtare, ka fluturime të anuluara dhe të vonuara, ndërsa qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme nëpër rrugë të thata, por me dukshmëri të ulët në disa drejtime rrugore.
Foto: arkivi i MIA-s