Mjegulla e vështirëson trafikun ajror
- Mjegulla e vështirëson trafikun ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb-faqja zyrtarem fluturimet realizohen me vonesë, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të thata, por me dukshmëri të zvogëluar në disa akse të caktuara.
Shkup, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Mjegulla e vështirëson trafikun ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb-faqja zyrtare fluturimet realizohen me vonesë, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të thata, por me dukshmëri të zvogëluar në disa akse të caktuara.
"Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në rrugët Makedonski Brod-Manastir-Resnjë-Ohër dhe Dibër, ndërsa nga 100 deri në 200 metra në rrugët Shkup-Kumanovë-Saramzalinë-Veles-Negotinë-D.Kapij, informoi LAMM në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.
LAMM thekson se në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur rrëshqitje e dheut, ndërsa rrugët rregullisht pastrohen. Apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s