• четврток, 25 декември 2025

Mjegull në Strazhë, borë e dobët në Kodrën e Diellit

Mjegull në Strazhë, borë e dobët në Kodrën e Diellit

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëri të ulët deri 50 metra për shkak të mjegullës ka këtë mëngjes në vendkalimin malorë Strazhë, ndërsa borë e dobët është paraqitur në Kodrën e Diellit.

Sipas informacioneve të LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан