Mjegull në aksin rrugor Negotinë - Demi Kapi
- Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 mera në aksin rrugor Negotinë - Demir Kapi, njofton LAMM.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 mera në aksin rrugor Negotinë - Demir Kapi, njofton LAMM.
Në rrugën shtetërore A2 (unaza e Shkupit), po kryhet rehabilitim në një gjatësi prej 250 metrash nga kryqëzimi i Vollkovës deri në kryqëzimin e Kondovës. Është instaluar sinjalistikë përkatëse për mbylljen e korsisë së majtë të tejkalimit. Trafiku po lëviz përgjatë korsisë së lëvizjes (të mesme) dhe korsisë së emergjencës (djathtas).
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: Arkivi i MIA-s