• четврток, 25 декември 2025

Minçev: Reforma në administratën publike është reformë e shtetit

Minçev: Reforma në administratën publike është reformë e shtetit

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Administratës Publike sot promovoi mjetin e avancuar TI për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Reformën e Administratës Publike. 

Në ngjaren e organizuar nga Ministria e Administratës Publike, folën ministri Goran Minçev dhe Maja Hanxhisja Trendafilov - drejtoreshë e Shkollës rajonale për Administratë Publike ReSPA.

Ministri Minçev, duke prezantuar mundësitë e mjetit të përmirësuar, tha se reformat në administratën publike janë edhe reforma të shtetit. 

Ngjarja ishte organizuar për t'i informuar të gjitha palët e interesuara (institucionet publike, sektorin privat, komunitetin akademik dhe organizatat e shoqërisë civile) për përdorimin e saj, rëndësinë dhe përfitimet, si dhe për t'i nxitur të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen në bashkëpunim dhe zbatim aktiv. 

"Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe inovacioneve në institucionet publike, si dhe të rritet efikasiteti dhe transparenca e proceseve përmes digjitalizimit dhe integrimeve të IT sistemeve moderne. Ky proces është pjesë e përpjekjeve më të gjera për reformën e administratës publike, të orientuara drejt modernizimit të procedurave, thjeshtimit të shërbimeve, uljes së burokracisë dhe rritjes së llogaridhënies ndaj qytetarëve. Zbatimi i teknologjive inovative është kyç për menaxhim më të mirë të burimeve, punë më të shpejtë të insitucioneve dhe ndjekje më efikase të rezultateve", theksojnë nga MAP. 

Në ngjarje morën pjesë edhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. qa/

Foto: MIA

Остани поврзан