• четврток, 25 декември 2025

Minçev: Reforma e administratës publike është gjithashtu reformë e mënyrës së qeverisjes dhe vizion për shtetin që përgjigjet

Minçev: Reforma e administratës publike është gjithashtu reformë e mënyrës së qeverisjes dhe vizion për shtetin që përgjigjet

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Administratës Publike, me mbështetjen e Shkollës rajonale për Administratë Publike (ReSPA), sot promovoi mjetin e përmirësuar TI për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për reformën e Administratës Publike 2023-2030.

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, theksoi se reforma e administratës publike është një angazhim i qartë dhe i fortë politik i Qeverisë, i fokusuar në rezultate konkrete në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të shtetit. Mjeti i ri TI, siç tha ai, përfaqëson një ndryshim sistematik në mënyrën e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave publike.

Ky mjet ofron mundësinë për të ndjekur me saktësi aktivitetet e reformës, për një shpërndarje të qartë të përgjegjësive institucionale, për matjen e rezultateve në kohë reale dhe për marrjen e politikave të bazuara në të dhëna, jo në supozime. Transparenca, përgjegjësia dhe etika e funksionimit të institucioneve publike pritet të bëhen vlera të prekshme dhe realitet praktik. Përparimi do të ndikohet si tek vendimmarrësit, ashtu edhe tek publiku, tha Minçev.

Minçev theksoi se përmes kësaj platforme në kohë reale do të mund të ndiqen arritjet në reforma nga ana e institucioneve. 

"Në këtë mënyrë krijohet mundësia për një vlerësim të vazhdueshëm, identifikim të hershëm të sfidave dhe marrje të vendimeve të bazuara në të dhëna të besueshme dhe të verifikuara", tha Minçev. 

Sipas tij, përmes vendosjes së një sistemi të tillë forcohet transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve.

Në ngjarje, përfaqësues të institucioneve publike, sektorit privat, komunitetit akademik dhe organizatave të shoqërisë civile u informuan për përdorimin e mjetit të përmirësuar, rëndësinë dhe përfitimet e tij, me një thirrje për t’u angazhuar në bashkëpunim dhe implementim aktiv. Sipas ministrit, mjeti TI mundëson gjithashtu koordinim më të mirë ndërinstitucional. Minçev theksoi se kjo është në përputhje me parimet evropiane për qeverisje të mirë, transformim digjital dhe transparencë.

Ngjarjen e ndoqi edhe ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, ndërsa foli edhe drejtoresha e Shkollës rajonale për Administratë Publike (ReSPA), Maja Handxhiska Trendafilova, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimin e praktikave të mira evropiane në procesin e reformës së administratës publike. U organizua gjithashtu një panel diskutimi i kushtuar rritjes së transparencës përmes inovacionit dhe digjitalizimit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komuniteti akademik, ekzekutivi dhe institucionet e pavarura. qa/

Foto: MIA

Остани поврзан