• вторник, 13 јануари 2026

Mijëra demonstrues u tubuan në qendër të Teheranit për përkrahje të Qeverisë

Mijëra demonstrues u tubuan në qendër të Teheranit për përkrahje të Qeverisë

Teheran, 12 janar 2026 (MIA) - Me thirrje të presidentit Masud Pezeshkijan, mijëra iranianë sot e kanë mbushur sheshin në qendër të kryeqytetit. Ata e kanë valëvitur flamurin e Republikës Islamike në përkrahje të autoriteteve dhe u kanë shprehur respekt forcave të sigurisë, të vrarë gjatë demonstratave.

Kryetari i Parlamentit, Mohamed Bager Galibaf, deklaroi se vendi po zhvillon një luftë kundër "terroristëve" dhe paralajmëroi se Trampi do të mësojë një "mësim të paharruar" nëse e sulmon Iranin.

Autoritetet iraniane po ballafaqohen me lëvizje të madhe protestuese joqeveritare, shtypja e së cilës, sipas raporteve, ka lënë qindra të vdekur. Situata po bëhet një nga sfidat më serioze për qeverinë nga shpallja e Republikës Islamike në vitin 1979.

Teherani zyrtar i ka përshkruar protestat antiqeveritare si "trazira". bsh/

Foto: Printskrin nga Al Xhazira

Остани поврзан