• четврток, 25 декември 2025

Mickoski: Të gjithë atyre që sot festojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet, ua uroj festën me dëshira të sinqerta për mirëqenie, paqe shpirtërore dhe shëndet të mirë

Mickoski: Të gjithë atyre që sot festojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet, ua uroj festën me dëshira të sinqerta për mirëqenie, paqe shpirtërore dhe shëndet të mirë

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski i uroi besimtarët të cilët i festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian, me dëshirë për mirëqenie, paqe shpirtërore dhe shëndet të mirë. 

“Këto ditë festive le t’i mbushin shtëpitë tona me gëzim, dashuri dhe bekimet e Zotit. Lindja e Shpëtimtarit le të na sjellë shpresë, unitet dhe ngrohtësi në zemrat tona, veçanërisht në kohët kur kemi nevojë për forcë dhe mbështetje të përbashkët. Le t’u shtrijmë dorën fqinjëve dhe bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht dallimeve, atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, kategorive më të ndjeshme dhe të gjithë atyre që përballen me sfida”, thekson kryeministri në urim.

Lindja e Krishtit, shkruan kryeministri në urim, është festa e dhurimit dhe ndarjes së dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. 

Tradita jonë si vend dhe shoqëri na ka mësuar gjatë shekujve se së bashku jemi më të fortë dhe së bashku mund t'i kapërcejmë të gjitha pengesat dhe tundimet me të cilat jemi përballur. Në frymën e porosisë së Krishtlindjeve për paqe dhe vullnet të mirë midis njerëzve, uroj përparim të madh, perspektivë dhe stabilitet për atdheun tonë. Le të jenë momentet festive një kujtesë se duhet të bashkohemi, sepse së bashku mund të ndërtojmë një Maqedoni më të fortë, më të bashkuar dhe më të suksesshme - një vend në të cilin çdo qytetar ndihet i vlerësuar, i mbrojtur dhe i mbushur me shpresë për një të ardhme më të mirë”, thekson kryeministri në urim. 

Mickoski më tutje thekson se detyra jonë si gjeneratë është të luftojmë edhe me providencën e Zotit, të luftojmë për jetë më të mirë dhe Maqedoni më të mirë për të gjithë ne si popull dhe për gjeneratat tona të ardhshme që vijnë. 

“Të punojmë me përkushtim që të ndërtojmë shtet të qëndrueshëm, të fuqishëm ekonomik dhe të drejtë, i cili do tu ofrojë mundësi të gjithëve për punë dhe jetë të lumtur, por në vendin e lindjes. Drita e Krishtlindjeve ndriçoftë qëllimet tona të përbashkëta drejt një të nesërme më të mirë! Gëzuar dhe bekuar Krishtlindjet! Krishti lindi!!, thotë kryeministri në urimin e tij me rastin e Krishtlindjeve Katolike. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан