• четврток, 25 декември 2025

Mickoski: Strategjia nacionale SMART/MK 2030 është vizion dhe plan i qartë të ndërtojmë shtet modern, digjital dhe demokratik të drejtë

Mickoski: Strategjia nacionale SMART/MK 2030 është vizion dhe plan i qartë të ndërtojmë shtet modern, digjital dhe demokratik të drejtë

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Transformimi digjital nuk është vetëm vendosje e teknologjive të reja, ai është proces sistematik i cili nënkupton ndryshim të thellë në mënyrën në të cilën funksionon shteti - në kulturën e institucioneve dhe në raport drejt qytetarëve dhe bizneseve. Ajo do të thotë shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta, më pak burokraci, më shumë llogaridhënie dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në krijimin e politikave publike, porositi kryeministri Hristian Mickoski, në hapjen e konferencën për promovim të Strategjisë nacionale për zhvillim të TIK - SMART/MK 2030, dokument i harmonizuar me Dekadën digjitale evropiane dhe Agjendën për zhvillim. 

Strategjia nacionale për zhvillim të TIK - SMART/MK 2030, thksoi Mickoski, është vizion, por edhe plan të qartë, ajo është përgjigje ndaj sfidave reale me të cilat përballet shoqëria jonë dhe udhërrëfyes për atë se çfarë shteti dëshirojmë të jemi në dekadën e ardhshme.

"Sot nuk promovojmë vetëm një dokument strategjik. Sot e konfirmojmë vendosmërinë tonë të ndërtojmë shtet modern, të mençur dhe digjital. Shtet që punon për qytetarët, hstet që është transparent, efikas dhe tëd rejtë... Sot e vendosim bazën. Qëllimi ynë është i qartë: Maqedoni e mençur, digjitale dhe demokratikisht të drejtë deri në vitin 2030. Maqedonia që sheh përpara, që investon në dituri, teknologji dhe njerëz. Maqedonia që ndërton të ardhme, ndërkaq nuk e pret", porositi Mickoski.

Si Qeveri, nënvizoi Mickoski, digjitalizimin e vendosëm si një prej prioriteteve tona kyçe strategjike, sepse shteti digjital është parakusht për sundimin e së drejtës dhe luftë efikase kundër korrupsionit.

"Kur proceset janë digjitale, gjurma është e dukshme, ndërsa përgjegjësia është e qartë. Kur sistemet janë të lidhura, nuk ka hapësirë për keqpërdorime, selektivitet apo provilegje", deklaroi Mickoski.

Strategjia SMART/MK 2030, theksoi Mickoski, e formëson rrugën e transformimit digjital të shtetit në pajtim me specifikat tona, vlerat dhe interesat afatgjata shtetërore. Ajo paraqet udhërrëfyes të hollësishëm dhe real për tejkalimin e sfidave zhvillimore në fushën e teknologjive informatike-komunikuese dhe sigurim i zhvillimit të përshpejtuar digjital në të gjithë sektorët - nga administrata publike, përmes arsimit dhe shëndetësisë, deri te ekonomia dhe zhvillimi lokal.

"Ky dokument bazohet në parimet dhe udhëzimet e konstatuara në udhërrëfyesin për transformim digjital, ndërsa njëherit është tërësisht i harmonizuar me Strategjinë nacionale zhvillimore 24-44, ku zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe digjitalizimi i shoqërisë janë njohur si forca shtytëse qendrore të përparimit. Nuk ka ekonomi të fuqishme pa shkathtësi digjitale, nuk ka shoqëri bashkëkohore pa qytetarë të arsimuar digjital dhe nuk ka shtet konkurent pa TIK sektor inovativ", deklaroi Mickoski.

Vlerë e posaçme e strategjisë, theksoi Mickoski, është ajo që saktësisht i adreson prioritetet afatshkurta dhe afatmesme të konstatuara në Programin nacional pë miratim të së drejtës në BE. Miratimi i strategjisë së re, si dhe harmonizimi me legjislaturën evropiane në fushën e komunikimeve elektronike, digjitalizimit të regjistrave institucional, vendosjen e punës në re, si dhe avancim i kornizës juridike për identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, sipas Mickoskit, janë sinjal i qartë se jemi të gatshëm për standardet digjitale evropiane.

Mickoski, i shprehi falënderim ministrit të Transformimit Digjital dhe ekipit të tij, Stefan Andonovski, për angazhimin e tij të përkushtuar dhe vizionin në procesin e përgatitjes dje formimin e strategjisë nacionale për zhvillim të TIK - SMART/MK 2030/ ab/

Foto: МIА/printskrin

 

Остани поврзан