• четврток, 25 декември 2025

Mickoski: Nuk jam njeri që dëshiron censurime ose kërcënime, për mua Maqedonia është emër i shenjtë

Mickoski: Nuk jam njeri që dëshiron censurime ose kërcënime, për mua Maqedonia është emër i shenjtë

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve për reagimet nga Greqia për deklaratën e tij për përdorimin e emrit të shtetit theksoi se për të emri Maqedonia është emër i shenjtë dhe se ka të drejtë të lirisë së shprehjes të thotë atë që mendon. 

“Në parim nuk jam njeri që dëshiron censurime ose kërcënime, kështu që për mua emri Maqedonia është emër i shenjtë dhe e drejta ime e shprehjes së lirë është të them atë që mendoj”, tha Mickoski, në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në fabrikën “Alkaloid”. 

Mickoski paralajmëroi se Propozim – ligji për përfaqësim të drejtë ndërsa i cili ka mendim nga Komisioni i Venecias do të duhej të gjendej në Parlament shumë shpjet. 

“Kemi mbledhje të Qeverisë të martën. Kaloi në Qeveri para se të dërgohet në Komisionin e Venecias, nëse duhet përsëri do të kalojë dhe do ta dërgojmë në Kuvend”, tha Mickoski. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан