Mickoski në promovimin e Strategjisë kombëtare SMART/MK 2030
- Kryeministri Hristian Mickoski sot do të mbajë fjalim në promovimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e TIK-ut - SMART/MK 2030, dokument në përputhje me Dekadën digjitale evropiane dhe Agjendën për zhvillim.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të mbajë fjalim në promovimin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e TIK-ut - SMART/MK 2030, dokument në përputhje me Dekadën digjitale evropiane dhe Agjendën për zhvillim.
Strategjia bazohet në katër shtylla: Infrastruktura dhe lidhshmëria e TIK-ut – zhvillimi i një infrastrukture digjitale të sigurt, të qasshme dhe të qëndrueshme si bazë për transformimin digjital, Kompetencat digjitale dhe gjithëpërfshirja - ndërtimi i aftësive digjitale dhe sigurimi i qasjes së barabartë në mundësitë digjitale për të gjithë qytetarët, E-qeverisja dhe shërbimet elektronike - përmirësimi i shërbimeve publike, transparencës dhe besimit në institucionet përmes zgjedhjeve digjitale dhe bizneset, inovacionet, intelegjenca artificiale dhe teknologjitë e reja - nxitja e ekonomisë digjitale, ekosistemet startap dhe zbatimi i teknologjive të reja.
Si vend kandidat, shteti e pranon kornizën e Dekadës digjitale evropiane, e cila parashikon katër objektiva deri në vitin 2030: qytetarë të trajnuar në mënyrë digjitale dhe ekspertë të kualifikuar të TIK-ut, infrastrukturë të sigurtë dhe të ndërlidhur, shërbime publike të digjitalizuara dhe biznese të integruara në mënyrë digjitale. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s