• четврток, 25 декември 2025

Mickoski me rastin e Ditës së mësimit në gjuhën turke: Arsimi në gjuhën amtare është nevojë pedagogjike, por edhe vlerë e thellë qytetëruese

Mickoski me rastin e Ditës së mësimit në gjuhën turke: Arsimi në gjuhën amtare është nevojë pedagogjike, por edhe vlerë e thellë qytetëruese

Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot dërgoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së mësimit në gjuhën turke, duke theksuar se kjo ditë na kujton se arsimi në gjuhën amtare është një nevojë pedagogjike, por edhe një vlerë e thellë qytetëruese dhe përcaktim kushtetues.

"Përmes gjuhës transmetohen dituria, kujtesa kulturore dhe ndjenja e përkatësisë, ndërsa përmes shkollës, këto vlera transformohen në pasuri të përbashkët të shtetit", ka thënë Mickoski.

Kryeministri thekson se mësimdhënia në gjuhën turke është pjesë e trashëgimisë sonë historike dhe shoqërore dhe kontribuon në ndërtimin e një sistemi arsimor të bazuar në respekt, barazi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

"Si Qeveri, e kuptojmë përgjegjësinë për të siguruar kushte në të cilat çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, pavarësisht nga gjuha e tij amtare. Investimi në arsim dhe mësimdhënie në gjuhën amtare është një investim në besim, në komunitet dhe në të ardhmen e shtetit. Gëzuar Ditën e mësimit në gjuhën turke", thekson kryeministri në një postim në Fejsbuk.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан